Inflacioni vjetor i konsumit në Eurozonë ka arritur numër dyshifror në muajin tetor, kryesisht për shkak të kostove më të larta të energjisë.
Sipas të dhënave të prezantuara nga Zyra Evropiane e Statistikave, çmimet e konsumit në Eurozonë u rritën me 10.7 për qind krahasuar me vitin e kaluar, që është rritja më e madhe në histori.
Paraprakisht, shkalla e inflacionit në shtator ishte 9.9 për qind.
Parashikimi i tregut ishte për një rritje vjetore prej 10.2 për qind të çmimeve të konsumit në zonën prej 19 vendesh.
Çmimet e energjisë u rritën me 41.9 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve, pijeve alkoolike dhe duhanit u rritën me 13.1 për qind për të njëjtën periudhë.
Në baza mujore, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Eurozonë për këtë muaj u rrit me 1.5 për qind.