Kosovarët mesatarisht kanë nga 3000 euro në banka

Bizneset dhe familjet kosovare po del të kenë goxha para në banka. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, shuma që i ruajnë ata e tejkalon 5 miliardëshin.

Zëdhënësi i BQK-së Kushtrim Ahmeti, tha se vlera e depozitave ka arritur në 5.2 miliardë. Ai tha se kjo shifër është deri në muajin shtator.

“Ju njoftoj se deri në muajin shtator të këtij viti, vlera e përgjithshme e depozitave ka arritur në shumën prej 5.2 miliardë euro” – tha Ahmeti.

Reklama e sponzorizuar

Nëse Kosova llogaritet që ka rreth 1.7 milionë banorë, atëherë i bie që mesatarsisht kosovarët kanë mbi 3000 euro në banka për cdo banor. Natyrisht, ka plot kosovarë që se kanë asnjë depozitë në banka, por ka plot që kanë dhjetëra mijë euro depozita.

Kosova ka GINI indeksin, pra shpërndarjen e pasurisë më të favorshmin në Evropë, rrjedhimisht më të barabartin, duke shënuar shifrën 0.29, ku 0 është më së miri, pra ku krejt marrin të ardhura të njëjta e 1 më së keqi, ku askush nuk është i barabartë. Prandaj, edhe paratë në banka kanë bareabarësi dhe gamë më të gjerë se në secilin vend. Shqipëria e ka shpërndarjen dyfish më të pabarabartë.

Derisa buxhet shtetëror për vitin 2023 pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë eurosh, njëherit më i larti në histori të ekzistimin të shtetit të Kosovës.