Në Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon, 10.7 pë qind.
Siç u shpreh Kurti të hënën, kjo rritje është më e madhja që nga paslufta, ndërsa u shpreh se pati rritje edhe të GDP-së, 4 për qind.
“Ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejtë, për çka është me rëndësi demokracia jonë po forcohet. Kemi ardhur më pranë tek aspiratat tonë demokratike. Jam shumë i kënaqur që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor i kanë nënshkruar tri marrëveshje të rëndësishme në Berlin. Marrëveshjet shpejtë pritet të ratifikohen nga Kuvendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Kurti.
Sipas kryeministrit Kurti, rritja ekonomike në Evropën Juglindore mund të arrihet “më së shumti me demokratizimin e qeverive dhe të vlerave”.
Duke folur për energjinë e ripërtëritshme, Kurti tha se strategji kyçe është dekarbonizimi dhe rritja e efiçiencës, si dhe mbrojtja e konsumatorit.
“Derisa nga 2031 ne do të ndërtojmë 400 megavat energji nga era që është 35 % të prodhimit të energjisë në Kosovës”, tha ai.
Kurti tha se Kosova ka shënuar rritje edhe në aspektin e drejtësisë, duke u ngritur për 17 vende më lartë.
Në këtë Forum që po mbahet në Austri, po marrin pjesë edhe aktorë politikë dhe ekonomikë nga rajoni dhe Bashkimi Evropian. /koha.net/