Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se sektori bankar ka qenë shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës për më shumë se dy dekada.
“Vitet e fundit kanë qenë sfiduese në shumë vende të botës dhe në Kosovë. Ne kemi ka kaluar me suksese pandeminë Covid-19 dhe po menaxhohet mirë edhe kriza e fundit për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës”, tha ai.
Sipas tij, vlera e kredive në vend ka arritur në 4.2 miliardë euro. “Sektori bankar dhe financiar është stabil, likuid dhe mirë i kapitalizuar. Sfida kryesore në këtë sektor është bankimi modern dhe dixhital”, tha guvernatori Mehmeti sot në me rastin e 20 vjetorit të Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK).
Mehmeti bëri me dije se në draftligjin e ri të BQK-së, do të ketë risi të reja që do të jenë më efikase dhe të përballueshme.
Edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se sektori bankar është me rëndësi për zhvillimin e industrisë në vend. Ajo pret që të ketë më shumë bashkëpunim me sektorin bankar që do të jetë në zhvillim të ekonomisë dhe industrisë së Kosovës.
Kurse Petrit Balija, Kryeshef Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës (ShBK), tha për 20 vjet ShBK ka kontribuar shumë në zhvillimin e sektorit bankar. “Kjo është organizatë që jep një bazament për të ardhmen. ShBK ka arritur shumë për 20 vite”, theksoi Balija, raporton RTKlive.
Ndërkaq Albert Lumezi, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të SHBK, theksoi se Kosova ka arritur të krijojë një sistem financiar, bankar të mirë dhe stabil e i cili ka dhënë kontribut në zhvillimin e vendit. Ai tha se bankar në Kosovë kanë.model të mirë të biznesit. “Bankat kanë kaluar edhe sfidat, siç ka qenë kriza globale, pandemi etj. Sektori bankar ka qenë njëri ndër më të suksesshmet në Kosovën e pasluftës,” tha ai.