Nora Rraci zgjidhet Kryeshefe Ekzekutive e Postës së Kosovës

Kryeshefe Ekzekutive e Postës së Kosovës është zgjedhur Nora Rraci.

Gazeta Express e ka siguruar vendimin që Rracin e shpall kandidate të suksesshme për ta ushtruar pozicionin më të lartë në ndërmarrjen publike.

Mandati i saj, siç parashihet me ligj, do të jetë 3 vite.

Reklama e sponzorizuar

Konkursi për Kryeshefe të Postës ishte shpallur më 29 shtator të këtij viti nga Bordi i Përkohshëm.