Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se shumë shpejt pritet të vijë në Kuvend Ligji për paga, përmes të cilit do të mundësohet rritja e pagave në sektorin publik.
Këto komente Kusari-Lila i ka bërë gjatë një debati në televizionin ATV.
“Mbi 70 milionë euro janë të buxhetuara më shumë për vitin 2023 për kategorinë e pagave, krahasuar me këtë vit”, ka thënë ajo.
Sipas saj, rritja e pagave është çështje muajsh dhe mund të ndodhë më së largu në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. /Buletini Ekonomik/