Rusia ka rënë në recesion pasi u godit rëndë nga sanksionet perëndimore për luftën në Ukrainë.
Të dhënat zyrtare të lëshuara nga agjencia zyrtare e statistikave të vendit Rosstat tregojnë se GJDP-ja e vendit u tkurr me 4 për qind në tremujorin e tretë të 2022 krahasuar me një vit më parë.
Kjo do të thotë se vendi i presidentit rus, Vladimir Putin është tani teknikisht në recesion pasi ka përjetuar dy tkurrje radhazi, duke shënuar gjithashtu një rënie prej 4.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.
Sanksionet ekonomike të vendosura nga aleatët perëndimorë pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt kanë pllakosur ekonominë e vendit, me një numër mallrash dhe shërbimesh të njohura që nuk janë më të disponueshme për qytetarët e vendit, raporton themirror.
Vështirësitë në importimin e komponentëve kryesorë dhe pjesëve të këmbimit kanë penguar gjithashtu sektorin e prodhimit. Të dhënat e reja treguan gjithashtu një rënie të madhe prej 22.6 për qind në aktivitetin e tregtisë me shumicë dhe një rënie prej 9.1 për qind në tregtinë me pakicë.
Elvira Nabiullina, Guvernatorja e Bankës së Rusisë, u tha ligjvënësve se vendi duhet të shikojë “shumë matur me sy hapur” në perspektivat e tij ekonomike ndërsa hyn në recesion.
“Po, situata mund të përkeqësohet, ne e kuptojmë këtë”, ka shtuar ajo.
Ndryshe, shumë analistë kishin parashikuar një tkurrje edhe më të fortë prej 4.5 për qind.