Serbia prinë në importet e Kosovës për muajin tetor

Në muajin tetor 2022, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 28,5 milion euro, ose 33.1 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 18.4 për qind.

Partnerë kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Maqedonia (12.9%), Shqipëria (8.7%), Serbia (6.4), Mali i zi (4.0%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin tetor 2022, arritën në 83,2 milion euro, ose 17.0 për qind të importeve të përgjithshme, me një rënje prej 7.9 për qind.

Reklama e sponzorizuar

Vendet me pjesmarrjen më të lartë për import ishin: Serbia (7.0%), Shqipëria (4.4%),Maqedonia (4.0%). /Buletini Ekonomik/