Me 65 vota për është votuar vendi i Qeverisë së Kosovës për zgjatjen për 30 ditë të masave emergjente të energjisë elektrike.
Për këtë vendim u zhvillua seancë e jashtëzakonshme.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të miratohen për 30 ditë masat për menaxhimin e krizës energjetike.
“Siç e dini që gjatë verës disa njësi të termocentraleve kanë qenë në remont total e që nuk kanë mundur t’i mbulojnë tërësisht kërkesën e energjisë elektrike. Situata që nga ajo kohë ka shkuar duke u përkeqësuar dhe do të vazhdoj të mbetet e ndjeshme”, tha Rizvanolli.
Kurse, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka deklaruar Qeveria Kurti po e keqpërdor çështjen për shpalljen e masave emergjente për energjinë elektrike.
Shala theksoi se janë në pritje të sjelljes së një ligji që do ta rregullonte këtë gjendje për një afat të gjatë.