Sot mbahet konferenca për rolin e bankave dhe financimit në Kosovë

Me rastin e 20 vjetorit të Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK), organizohet konferencën me temën: ‘Përshpejtimi dhe nxitja drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për Kosovën: Roli i bankave dhe financimit’.

Hapja e Konferencës do të bëhet nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, Petrit Balija, Kryeshef Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Albert Luemzi, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të SHBK.

Ndërsa diskutimin e vazhdojnë përfaqësues të Bankave Komerciale te Kosovës, Bankës Botërore, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fondit Monetar Ndërkombëtar, BERZH etj.

Reklama e sponzorizuar

“Shoqata e Bankave të Kosovës shënon dy dekada bashkëpunimi dhe inovacioni në sektorin bankar, ndërkaq Konferenca vë fokusin në të ardhmen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të industrisë bankare ku panelet e diskutimit do të shtjellojnë temat: ‘’Roli i bankave në përshpejtimin e zhvillimit digjital, të gjelbër, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Kosovë’’. ‘’Rritja e prodhimit vendor dhe eksporteve duke rritur qasjen e përgjithshme në financa për NVM-të’’”, njofton Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK).