Në muajin Tetor, shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Kosovën kanë rënë ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar të dhënave të INSTAT, në muajin Tetor janë eksportuar afro 67 mijë ton mallra me rënie prej 37 % kahasimisht me Tetorin 2021, ndërsa janë importuar 12.4 mijë ton mallra, me një rënie prej afro 30 për qind.
Por ajo që bie në sy është se ndërkohë që shkëmbimet tregtare kanë rënë, vlera e eksporteve për mallrat shqiptare kundrejt Kosovës është shoqëruar gjithashtu me rënie prej 4.3 miliardë lekë, ku totali arriti në 26.7 milionë euro në Tetor, ndërsa vlera e importeve është rritur duke u fiksuar në 12.8 mln euro nga 11.1 milionë euro që u regjistruan në Tetor 2021.
Sa i takon përiudhës 10-mujore, Janar-Tetor 2022 vihet re një ulje e ndjeshme e shkëmbimeve të mallrave me shtetin fqinj në volum, ndërsa në vlerë për shkak të rritjes së çmimeve përgjatë disa muajve, regjistrohet rritje, ku në 10 mujor shkëmbimet prekën vlerën e 378 milionë euro.
Po ashtu, në Tetor rënië ka shënuar edhe tregtia e jashtme me Maqedoninë e Veriut. Konkretisht, eksportet janë regjistruar në 51 mijë ton, me tkurrej në 14 për qind, si dhe importet rezultuan në 17.9 mijë ton, me rënie afro 10.3 për qind. Nëse do ta analizojmë në vlerë, vihet re që eksportet në Tetor me këtë shtet kanë pësuar një rritje të lehtë si pasojë e çmimeve, ndërsa importet janë me rënie.
Përgjatë 10-mujorit 2022, shkembimet e mallrave në sasi me Maqedoninë e Veriut janë tkurrur krahsasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në vlerë janë rritur duke u fiksuar në afro 229 milionë euro. /Scan tv/