Turbina me erë më e madhe në botë – Kina prezanton prodhimin e saj më të fundit prej 16 megavatëve

Turbina me erë më e madhe në botë prej 16 megavat, në det të hapur, është prodhuar në Kinë dhe është prezantuar në provincën Fjiuan në lindje të vendit. Ajo konsiderohet si pika e re e referimit në përparimin e pajisjeve globale të energjisë së erës në det të hapur.

Turbina me erë në det të hapur, që pretendohet se ka diametrin më të madh të shtytësit në botë dhe kapacitetin më të madh të një njësie prej 16 MW, mund të përdoret gjerësisht në zonat detare ku shpejtësia e erës është mesatare ose e lartë.

Me qendrën e saj të rrotave në një lartësi prej 146 metrash dhe diametrin e shtytësit që arrin 252 metra, shtytësi i turbinës së erës në det të hapur mund të përfshijë një sipërfaqe prej rreth 50 mijë metra katrorë, ekuivalente me shtatë fusha standarde futbolli të mbledhura së bashku.

Reklama e sponzorizuar

Në kushte pune, një njësi e vetme mund të gjenerojë 34.2 kwh për rrotullim dhe një prodhim mesatar vjetor prej më shumë se 66 milionë kwh energji elektrike të pastër, e mjaftueshme për 36 mijë familje tre anëtarëshe, për të konsumuar për një vit. Sipas ekspertëve realizimi i kësaj turbine ka kapërcyer një sërë problemesh kyçe teknologjike si fletët fleksibël tepër të gjatë, kuzhinetat e mëdha dhe mini minimizimi i gjeneratorëve me kapacitet ultra të madh.

Kombinimi i modularizimit dhe automatizimit në strategjinë e kontrollit të njësisë mund të rregullojë në mënyrë aktive mënyrën e funksionimit për tajfunet dhe motet e tjera të pafavorshme për të siguruar gjenerim të sigurt dhe efikas të energjisë së turbinave me erë, dhe produktet janë plotësisht të përshtatshme për vendet europiane dhe amerikane./Scan tv/