Volvo prodhon makinën përmes të cilës mund ta furnizoni shtëpinë me energji

Prodhuesi suedez i automjeteve, Volvo do të sjellë modelin e ri të veturës tërësisht elektrike të fuqishme dhe me një bateri jetëgjatë.

Modeli i quajtur EX90, do të iu bëjë të ndiheni të sigurt, fal një numri të madh të pajisjeve, ka pastrues të ajrit edhe për personat me alergji, etj.

EX90 vjen me një paketë baterie 111 kWh dhe mbushet edhe me energji të rinovueshme dhe mbështet karikim DC deri në 250 kw, duke ju lejuar të shtoni edhe 180 km distancë në vetëm 10 minuta.

Reklama e sponzorizuar

Ngarkimi nga 10 në 80% zgjat 30 minuta, ndërsa një bateri plotësisht e ngarkuar mund të udhëtojë deri në 600 km.

Motori do të mundësoj prodhimin e 517 kuaj-fuqi.

Volvo EX90 është prodhuar që t’u mundësoj klientëve ta shfrytëzojnë veturën në ato raste kur iu ndalet energjia elektrike.