Në përgjiigje të nevojës së madhe për angazhim të grave të pakicave është hartuar Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës Ekonomik në Kosovës, i cili është një intervenim pesë vjeçar i mbështeur nga misioni i USAID në Kosovë, dhe zbatohet nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit – CDF.
Në ngjarjen e lansimit mori pjesë Zëvendës Drejtorja e Misionit për USAID në Kosovë, znj. Kerry Monaghan-Hogler, e cila bëri hapjen me një fjalim frymëzues dhe inkurajues, kurse 18 biznese të udhëhequra nga gra dhe minoritete prezantuan produktet e tyre në shënim të fillimit të këtij rrugëtimi pesë vjeçar.
Rikujtojmë që gratë në Kosovë vazhdojnë të mbeten ndër grupet e shoqërisë më të përjashtuara nga jeta publike, e sidomos ajo ekonomike në Kosovë. Përjashtimi është edhe më i theksuar kur bëhet fjalë për gratë e pakicave të cilat hasin edhe më shumë vështërësi në realizim të potencialit të tyre.
Programi i ‘Zhvillimit Gjithëpërfshirës Ekonomik i Kosovës’ synon të ringjallë aktivitetin e bizneseve në pronësi të grave të komuniteteve pakicë, duke ofruar mbështetje për biznese që janë më të ndikuara nga mospërkrahja e mjaftueshme e sistemit bankar dhe instrumenteve të tjera financave.
Nga ky intervenim gjysëm dekade, i cili doemos do të rrisë përfshirjen e grave në jetën afariste pritet të përfitojnë 250 biznese.