Bizneset që hapin vende të reja pune për gratë do të mbështeten nga shteti për tre muaj

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se është rihapur masa në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike që ka të bëjë me punësimin e vajzave dhe grave.

Sipas Muratit, deri më 15 prill të vitit 2023 bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50 për qind të pagës për tre muaj e parë.

“Nisur nga ky muaj e deri më 15 prill, bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50 për qind të pagës për tre muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim”, shkruan Murati në Facebook.

Reklama e sponzorizuar

“Kusht për kualifikim është që personi që punësoni ju si biznes, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët”, përfundon ai.