Bordi i AKP-së aprovon rregulloren për organizimin e brendshëm

Agjencia Kosovare e Privatizimit -(AKP)

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka aprovuar rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në këtë institucion.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate pas mbledhjes së djeshme të Bordit të AKP-së.

Në këtë mbledhje është ka aprovuar planin vjetor të punës dhe performancës së AKP-së për vitin 2023; Transaksionet e Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 60; si dhe raportin e Komisionit të Banesave për shitjen e 27 banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore në bazë të kërkesave të parashtruara nga shfrytëzuesit legal të tyre sipas procedurave ligjore në fuqi.

Reklama e sponzorizuar

“Ndërkaq, në lidhje me procesin e likuidimit, Bordi aprovoi inicimin e procedurave të likuidimit për ndërmarrje shoqërore/asete: Industria e Qeramikës KIS, Gjilan; “Gazela”, Prishtinë dhe “SirovinaBanat”, Prishtinë. Bordi po ashtu u njoftua me raportet përfundimtare për NSh-të në likuidim: Kooperativa Bujqësore “Prapaçani” – KK Deçan dhe për NSh “KB Kuqishte” Pejë përderisa këto raporte përfundimtare dërgohen në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për aprovim dhe mbyllje të këtyre ndërmarrjeve”, thuhet në komunikatën e Bordit të AKP-së.

Gjatë kësaj mbledhje u aprovuan edhe raportet e shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e këtyre ndërmarrjeve: NSh “Drita Hotel” Ferizaj; NSh “Duhani” Prishtinë; NSh “Shipad Komerc” Pejë; NSh “XIQ Karaqeva” Kamenicë;

Gjatë këtij takimi të Bordit, Menaxhmenti i AKP-së prezantoi Raportin mujor të aktiviteteve për periudhën paraprake; si dhe Raportin mujor për NSh Brezovica, e cila është nën administrim direkt, ku janë duke u bërë përgatitjet për zezonën dimërore.