Ndërkohë që Brazili ende nuk e ka ende të ligjshëm Bitcoin siç bëri El Salvador vitin e kaluar, kombi i Amerikës Jugore ka miratuar një ligj që legalizon pagesat me kripto në të gjithë vendin.
Parlamenti i vendit, miratoi një kuadër rregullator që legalizon përdorimin e kriptomonedhave si një metodë pagese brenda vendit. Në një kohë që kjo bën përparim të rëndësishëm për kripto-t brenda Brazilit, ligji ende kërkon firmën e presidentit të Brazilit që të miratohet.
Miratimi i projektligjit nuk bën asnjë kriptomonedhë të ligjshme, brenda vendit. Megjithatë, projektligji do të përfshijë monedhat dixhitale në përcaktimin e mënyrave të pagesës që janë nën mbikëqyrjen e bankës qendrore të vendit. Pas miratimit, dega ekzekutive e qeverisë duhet të vendosë se cila zyrë do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen.
Përveç përcaktimit të kriptos si një mënyrë pagese, ligji mundëson krijimin e licencave për platformat e shkëmbimit të kriptove dhe për ruajtjen dhe menaxhimin e kriptove nga palët e treta. Përveç kësaj, ligji do të kërkojë që shkëmbimet të bëjnë një dallim të qartë midis fondeve të kompanisë dhe përdoruesve, për të shmangur një incident tjetër si kolapsi i FTX. Propozimi synon t’i bëjë asetet kripto një mjet shkëmbimi dhe një “instrument aksesi” në mallra, shërbime ose investime.
Ndërkohë, ndërsa kolapsi FTX ka ndikuar në shumë sektorë brenda hapësirës së kriptove, ai nuk do të ndikojë në përdorimin e përditshëm të kriptove për brazilianët sipas Transfero Group, që është i lidhur ngushtë me ekosistemin e kriptove braziliane.