Kreshnik Domi ka marrë vlerësimin më të mirë nga britanikët, të cilët janë të angazhuar në përzgjedhjen e kryeshefeve të disa ndërmarrjeve publike, përfshirë këtu edhe Telekomin e Kosovës.
Gazeta Blic ka siguruar vlerësimin e pikëve për Domin e i cili sipas dokumentit ka marrë maksimumin e pikëve 22,5, duke u rekomanduar kësisoj nga mbikëqyrësit e këtij procesi që të zgjedhet kryeshef i Telekomit të Kosovës.
Por, sipas burimeve të gazeta Blic, Bordi i Drejtoreve aktualisht është në presion të Qeverisë së Kosovës, të cilët po e shtyjnë përpara ushtruesen e detyrës së kryeshefit Burbuqe Hana.
“Bordi i drejtorëve nën presionin e qeverisë po rekomandon Burbuqe Hanen për kryeshef edhe pse ajo nuk është e rekomanduar për krye shefe Ekzekutive ”, thotë ky burim.