Agjencia Federale e Rrjetit të Gjermanisë (Bundesnetzagentur) ka bërë të ditur se 691 MW energji të sistemeve të reja fotovoltaike (PV), u subvencionuan në kuadër të programit nxitës të burimeve të rinovueshme EEG të vendit në shtator.
Bundesnetzagentur tha se vendi shtoi rreth 750 MW kapacitet të ri diellor në shtator. Rreth 691.3 MW u subvencionuan nga shteti në kuadër të programit stimulues të burimeve të rinovueshme të EEG të vendit, derisa 10 projekte tjera të pa subvencionuara shtuan gjithsej 58.7 MW tjera.
Agjencia thotë se disa hyrje mund të jenë “dyfishuar”, kështu që shtesat totale në shtator janë rreth 750 MW.
Në nëntë muajt e parë të vitit, Gjermania shtoi pak më shumë se 4.9 GW energji nga sistemet fotovoltaike (PV) të subvencionuara nga EEG dhe rreth 700 MW energji nga projektet e pa subvencionuara. Në total, vendi shtoi rreth 5.6 GW kapacitet të ri PV nga muaji janar deri në shtator.
Në shtator, autoritetet dhanë sasi të mëdha të kapaciteteve të reja diellore. Në total, këto sisteme të montuara në çati dhe në tokë arritën gjithsej 270 MW. Kjo lë 420 MW kapacitet të ri të dhënë jashtë tenderëve – pothuajse saktësisht në të njëjtin nivel me gushtin. /PV Magazine/ /Përktheu: Buletini Ekonomik/