Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se Serbia është shndërruar në partnerin kryesor tregtar të vendit tonë.
Hoti me anë të një shkrimi në Facebook është shprehur se importet e mallrave janë rritur për 850 milionë euro.
“Importet rriten me 850 milionë euro dhe Serbia kthehet si partner kryesor tregtar i Kosovës në rajon. Gjatë periudhës janar-tetor 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, janë importuar 850 milionë euro më shumë mallra nga jashtë. Për shkak se eksportet për këtë periudhë janë rritur vetëm me 154 milionë euro, deficiti tregtar është thelluar dhe ka arritur në minus 3.9 miliardë euro”, ka shkruar Hoti.
Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, thellimi i deficitit tregtar e vë në dyshim rritjen ekonomike të vendit.