Hungaria kundërshton taksën minimale globale për korporatat e mëdha

Hungaria këmbëngul në kundërshtimin e saj ndaj një norme minimale globale të taksës së korporatave. Vendimi u konfirmua nga kryeministri i vendit Viktor Orban, i cili përmendi shqetësimin për vendet e punës. Ai ka përdorur regjimin e taksave të ulëta për të tërhequr sa më shumë investime.

Taksa minimale është një prej dy marrëveshjeve të arritura një vit më parë mes 140 vendeve për të rishkruar rregullat e taksimit ndërkufitar për të pasur sa më të qartë se si kompanitë e mëdha të internetit mund të regjistrojnë fitime në vendet me taksa të ulëta.

Hungaria ka përdorur normën e saj të taksës së korporatës deri në 9% dhe subvencionet bujare të qeverisë për të tërhequr investime të mëdha nga pordhuesit gjermanë të automjeteve prodhuesit aziatikë të baterive për të forcuar ekonomijë e saj të orientuar kryesisht nga eksporti.

Reklama e sponzorizuar

Kryeministri Orban e cilësoi vendimin për rritjen e taksave si një nismë që do të zhdukë vendet e punës, me dhjetëra mijëra të tilla. Ai theksoi se kjo nuk është një çështje globale por kombëtare.

Hungaria arsyeton qëndrimin e saj me faktin se miratimi i planit mund të ndihmojë ekonominë europiane. Por disa zyrtarë në BE sugjerojnë se Budapesti po e përdor kundërshtimin e tij si një mjet për të fituar akses në miliarda euro të fondit të mirëkëmbjes i cili aktualisht është bllokuar.

Komisioni europian miratoi këtë javë planin e rimëkëmbjes së Hugarisë pas pandemisë – me vlerë rreth 5.8 miliardë euro – por tha se vendi nuk do të merrte asnjë pagesë derisa të zbatojë reformat për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të luftuar korrupsionin.

Orban tha se ekonomia e Hungarisë, e goditur rëndë nga lufta në Ukrainën fqinje, mund të rritet me 1.5% vitin e ardhshëm, duke shtuar se qeveria e tij nacionaliste do të vazhdojë përpjekjet për të mbrojtur familjet nga rritja e kostove të energjisë në vitin 2023./Scan tv/