KEK shpërblen punëtorët me nga 500 euro për fundvit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se po e përmbyll një vit të suksesshëm, si në fushën e operimeve si në afarizëm.
Kjo falë angazhimit te punëtoreve, inxhiniereve dhe stafit menaxhues. Për këtë arsye, Bordi ka vendosur t’i shpërblejë punëtorët për fundvit.
“Lidhur me këtë, në prag të festave të fundvitit Bordi ka miratuar propozimin e menaxhmentit për një kompensim shtesë, për të gjithë punëtorët e KEK-ut përgjatë vitit 2022 në vlerë prej 500 € neto, proporcionalisht”, thuhet në njoftim.