Një miliard euro do të jetë paketa e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor që ta përballojnë krizën energjetike.
Këtu do të përfshihet edhe Kosova. Këtë e ka publikuar edhe Zyra e BE-së në Kosovë.
Ndërkaq, në fillim të vitit 2023, do të sigurohen edhe 500 milionë euro mjete financiare për t’i ndihmuar bizneset dhe familjet me nevojë.
Të martën në Tiranë është mbajtur Samiti BE – Ballkani Perëndimor.