Kryeredaktori i Buletinit Ekonomik, Mehmet Gjata, njëherit gazetar me përvojë 40 vjeçare, është shpërblyer sot me çmimin për gazetari ekonomike “Ibrahim Rexhepi”.
Këtë çmim gazetari Gjata e ka pranuar në një ceremoni me gazetarë, të organizuar nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Me këtë rast, Gjata ka thënë se është nderë i veçantë ta pranojë këtë çmim që mban emrin e ikonës së gazetarisë ekonomike në Kosovë, Ibrahim Rexhepit.
Gazetari Mehmet Gjata aktualisht është Kryeredaktor në mediumin Buletini Ekonomik, ndërsa numëron rreth 40 vite përvojë në gazetari në mediat kryesore në Kosovë.