Kurtishaj: Investimi në turizëm do të rrisë buxhetin e Kosovës deri në 60%

Përkundër sfidave që i ka pasur turizmi në Kosovës, ende duhet punuar shumë që të kemi arritje në këtë fushë që do të gjeneronte me hapjen e vendeve të reja të punës.

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se duhet punuar që turizmi i Kosovës të zhvillohet më shumë, përkundër arritjeve që i ka pasur këto vite.

I pari i turizmit në vend, ka adresuar kritika karshi institucioneve të vendit, për shkak se mos investimeve që kanë munguar në vitet e fundit, duke përmendur infrastrukturën në disa zona, por edhe mungesa e energjisë elektrike.

Reklama e sponzorizuar

“Ka arritje në këtë fushë, sektori i turizmit në vend ka pasur arritje të mëdha, sektori privat është ai që ka pasur arritje, ka rritje të mëdha, por problemi është tek fokusi që institucionet e Kosovës, më shumë janë marrë me çështje të tjera që janë të natyrës politike”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit në Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Sipas tij turizmi sot në botë është kyç për zhvillimin e vendit. “Sot shtetet mbi 60%, sigurojnë të hyrat e buxhetit, Kosova është vend i vogël, por si shqiptarë jemi shumë. Ne duhet të fillojmë nga vet ne, nga familjet tona, diaspora është shumë me rëndësi për dy vendet, qoftë me krijimin e të hyrave për sektorin privat. Nëse ne organizohemi brenda nesh do të kemi më shumë zhvillim”, theksoi ai.

Kurtisha: Kosova dhe Shqipëria të bëjnë plane zhvillimore për turizëm

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Turizmit të Kosovës në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se duhet të krijohen më shumë kapacitete akomoduese në vend, për shkak se duhet të ketë më shumë investime.

Kreu i turizmit në vend, ka folur edhe për promovimin e turizmit të Kosovës në Shqipëri. “Shoqata e turizmit dhe mediat kanë luajtur rol të rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Sektorit të turizmit duhet të ketë trajtim të veçantë. Të rinjtë duhet të ketë qëllimin e punësimit në Kosovë dhe jo të shikojnë ikjen nga vendi për të gjetur punë dhe zhvilluar ato vende”, tha Kurtishaj.

Një model  i mirë për rritjen e turistëve në vend do të ishte subvencionimi për turistët, siç e ka edhe Maqedonia e Veriut. “Është model i mirë që kanë shtetet e ndryshme, por më afër e kemi Maqedoninë e Veriut, pra në përgjithësi duhet të kemi promovim dhe stimulim. Pra turizmi ‘patriotik” dhe vendor  do të hapte shtigje të reja të zhvillimit, nuk jam kundër bashkëpunimit rajonal, por parësore është zhvillimi i vendit tonë”, theksoi ai.

Sipas tij Shqipëria është njëri ndër modelet më të mirë për të zhvilluar turizmin. “Janë mbi 6.4 milionë turistë kanë qenë në Shqipëri dhe janë shumë nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë,  pra atje kas pasur më shumë dialog publiko-privat, ne nuk po e bëjmë një gjë të tillë”, tha ai.

Kurtishaj bëri me dije se është i gatshëm për të dalë me rekomandime për të zhvilluar fushën e turizmit në vend. “Një gjë për bashkëpunimin e turizmit mes dy vendeve, janë marrëveshjet që janë nënshkruara mes dy vendeve dhe dy qeverive”, tha ai.