Gjatë seancës, tri partitë opozitare, PDL, LDK E AAK e kanë kundërshtuar ashpër Projektligjin për Zyrtarët Publikë, i sponzorizuar nga mazhoranca.
Shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, është shprehur kundër Projektligjit për Zyrtarët Publikë.
Tahiri i ka bërë thirrje Qeverisë që ta tërheq këtë projektligj.
“Ne konsiderojmë se ky projektligj, që shihet se do të votohet, e cenon në thelb punën e administratës tonë publike”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se ky projektligj ka marrë vërejtje të shumta nga Zyra e BE-së në Prishtinë, shoqëria civile dhe gjithë aktorët tjerë.
“Ne po e shfrytëzojmë rastin edhe njëherë si LDK të shprehim shqetësimin tonë për qasjen e kësaj Qeverie në raport me 80 mijë njerëz në administratën e Kosovës. Ky është rasti më eklatant se si një qeveri tenton të shkatërrojë një sistem”, ka thënë Selmanaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.
“Sistemin ju po doni ta shkatërroni. Tash po doni me i dhanë legalitet atij procesi”, ka shtuar tutje Selmanaj.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se me votimin e këtij ligji do të “varroset meritokracia në shërbimin publik dhe në administrarën shtetërore.
“Punësim dhe drejtësi që ka qenë platforma politke e VV-së dhe tani na vjen një ligj që në thelbin e vetë e varros meritokracinë në shërbimin publik dhe administratën shtetërore”, ka thënë ai në Kuvend.