Vetëm nga janari deri në muajin tetor të këtij viti, Kosova ka importuar mbi 310 milionë euro mallra nga Serbia.
Sipas njohësit të ekonomisë, Edison Jakurtit, sipas kësaj llogarie i bie që çdo ditë Kosova ia ka dhënë Serbisë nga një milionë euro, apo rreth 42.5 mijë euro çdo orë.
“Sipas ASK-së, deri në fund të tetorit të këtij viti, Kosova ka importuar mbi 310 milionë euro mallra nga Serbia. Kjo i bie që Serbisë ia kemi dhënë mbi 1 milionë euro çdo ditë. Apo rreth 42.5 mijë euro çdo orë. Apo rreth 708 euro çdo minutë. Apo rreth 12 euro çdo sekond. Bojkotoni mallrat e Serbisë!”, ka shkruar Jakurti në facebook. /Buletini Ekonomik/