Miratohet në parim Projektligji për zyrtarët publik, kundër PDK e LDK

Mes kritikash nga opozita, Komisioni për Administratë Publike ka miratuar në parim Projektligjin për zyrtarët publik.

Gjatë prezantimit të këtij projektligji nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se reforma në administratën publike duhet të ndodhë, edhe pse sipas tij do të jetë dhimbshme.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa, kundër këtij projektligji ishin PDK, kurse kanë abstenuar LDK.

Ndërkaq, shqyrtimi i Projektligjit për paga pritet të diskutohet nga ky komision pas një pauze deri në orën 13:00.