Një komplet me vezë arrin gati 5 euro

Vezët, produkti i shumëkërkuar dhe që konsumohet mjaftë shumë nga kosovarët, ka arritur nivel rekord të çmimit këtë javë.

Një komplet vezë tani kushton 4 euro e 50 centë, dhe ky çmim është më i shtrenjti i arritur gjatë kësaj kohe.

Të dhënat dalin nga çmimorja e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa, javën e kaluar një komplet me vezë tregtohej për 4 euro e 29 centë.