Prodhimi dhe konsumi i energjisë në Kosovë, sa importojmë e eksportojmë?

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin tetor të vitit 2022.

Në muajin tetor të vitit 2022, Prodhimi Bruto nga Termocentralet i energjisë elektrike ishte 466.71 GWh, Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet energjisë elektrike ishte 9.72 GWh dhe Prodhimi Bruto nga Era dhe ajo Solare i energjisë elektrike ishte 25.26 GWh.

Reklama e sponzorizuar

ASK njofton se gjatë muajit tetor të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 529.93 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 377.08 GWh ose (-7.93%) më i vogël me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9.28%.

Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në tetor të vitit 2022 ishte 246.54 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 218.3 GWh (këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit).

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 7.55 mijë ton, ose 6.07% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. /Telegrafi/