Qeveria e Kosovës ka miratuar Draftin e Strategjisë të Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se sektori i energjisë është mjaft kompleks dhe përballet për dekada të tëra me shumë kriza energjetike dhe lufta në Ukrainë vetëm sa e ka përkeqësuar situatën.
Ajo tha se kjo strategji, e cila ka gjithsej 5 shtylla, duhet të shihet si mundësi për të vënë themelet e një sektori energjetik dhe hapjen e një kapitulli të ri për sektorin energjetik.
Në këtë mbledhje po ashtu u miratua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për energjinë.
Rizvanolli tha se kanë kërkuar shqyrtim urgjent të këtij projektligji për shkak të situatës dhe përfshinë dy përmirësime.
Ekzekutivi kosovar në mbledhjen e sotme miratoi edhe projektligji për Kinematografinë.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Ceku tha se ky projektligj parasheh reformë të plotë strukturore në sektorin e filmit, i cili e shpall filmin si element të veçantë kulturor.
Ndërsa qeveria ka miratuar edhe draftin e koncept-dokumentit për rininë.