Serbia vazhdon t’i dominojë importet e Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2022.

Në muajin nëntor 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 26.2 milion euro, ose 35.5% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 6.6%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (12.7%), Shqipëria (10.6%), Serbia (6.5) dhe Mali i Zi (4.6%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin nëntor 2022, arritën në 86.4 milion euro, ose 18.2% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 1.5%.

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.6%), Maqedonia e Veriut (5.0%) dhe Shqipëria (4.7%).

Reklama e sponzorizuar