Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aktualisht një fuqi globale eksportuese e naftës së papërpunuar gjatë viteve të fundit, por eksportet nuk i kanë tejkaluar importet e saj që nga lufta e dytë botërore. Kjo situatë mund të ndryshojë vitin e ardhshëm.
Shitjet e naftës së papërpunuar të SHBA-së në vendet e tjera, aktualisht shënojnë një rekord prej 3.4 milionë fuçi në ditë, me eksporte prej 3 milionë fuçi në ditë të produkteve të rafinuara si benzina. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjithashtu eksportuesi kryesor i gazit natyror të lëngshëm, dhe vitet e ardhshme pritet një rritje e konsiderueshme dhe në këtë sektor.
Nga ana tjetër, SHBA-të konsumojnë 20 milion fuçi nafte të papërpunuar në ditë, duke u bërë vendi që konsumon më së shumti në botë dhe prodhimi i saj nuk i ka kaluar asnjëherë 13 milion fuçi në ditë. Deri vonë ideja se vendi do të ishte një importues i madh i naftës së papërpunuar, dukej e parealizueshme.
Një muaj më parë, të dhënat e qeverisë amerikane treguan se importet e naftës së papërpunuar të SHBA-së ranë në 1.1 milion fuçi në ditë, sasia më e ulët që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në vitin 2001. Kjo është një rënie e ndjeshme në krahasim me pesë vjet më parë kur Shtetet e Bashkuara importuan më shumë se 7 milionë fuçi në ditë.
Fajtorët që ndikojnë në ndryshimin e këtij ekuacioni këtë vit përfshijnë sanksionet që dëmtojnë eksportet e naftës dhe gazit natyror të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, si dhe përdorimin e rezervave emergjente për të luftuar çmimet e larta të benzinës.
Analistët në vend shprehen se pushtimi rus i Ukrainës ka rritur kërkesën për naftën e papërpunuar amerikane dhe duhet të nxisë këto eksporte që të tejkalojnë importet në fund të vitit të ardhshëm. Por, për t’u bërë eksportues neto i naftës së papërpunuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rrisin prodhimin ose të kufizojnë konsumin. Kërkesa e SHBA-së për naftë pritet të rritet me 0.7% për t’u bë 20.51 milionë fuçi naftë në ditë vitin e ardhshëm. Kjo nënkupton që prodhimi patjetër se do të duhet të rritet. /Scan tv/