ATK: Deri më 10 janar të regjistrohen mallrat në stoqe

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, tatimpaguesit duhet të regjistrojnë mallrat në stoqe në fund të vitit kalendarik.

Regjistrimi i tillë sipas ATK-së duhet të jetë i gatshëm më së largu deri me datën 10 Janar të vitit 2023.

Reklama e sponzorizuar

”Çdo tatimpagues, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik.Regjistrimi i tillë, duhet të përfundohet më, apo para datës 10 Janar të vitit vijues dhe të jetë në dispozicion për inspektim me kërkesën e Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK gjithashtu njofton se si duhet të bëhet rejistrimi i mallrave.

Regjistrimi i mallrave duhet të mbahet me çmimin e kostos.

Administrata Tatimore e Kosovës, i rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk respektojnë afatin e paraparë për të regjistruar mallrat në stoqe, se do të jenë objekt i masave ndëshkuese të parapara me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.