Azemi dyshon se koeficienti me Ligjin e Pagave s’do të jetë 120 euro

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se ekzistojnë dyshime se shuma e koeficientit në Ligjin e Pagave nuk do të jetë 120 euro.

Ndonëse e vlerëson si të duhur miratimin e këtij Ligji, ai thotë se mospërcaktimi i pagës minimale po sjellë vetëm vështirësi.

“Mungesa e definimit se sa do të kushtojë një koeficient i cili ekziston dyshimi se nuk do të jetë 120 euro”.

Reklama e sponzorizuar

“Nëse bisedojmë mirë është bërë që është aprovuar, megjithatë të kesh një Ligj të pagave në sektorin publik dhe mos të kesh një pagë minimale në sektorin privat kjo është ajo për të cilën dënimin veç do ta merr shteti si shtet fatkeqësisht, por në rend të parë do ta marrin pronarët e kompanive dhe pas pronarëve të kompanive do ta marrin Qeveria”, potencoi kryetari i SPSPK-së.

Sipas tij, paga minimale nuk duhet të jetë nën 500 euro, duke shtuar se për kërkesat e tyre Qeveria nuk është e interesuar për dialog dhe se ky sektorë është lënë anash.

“Kush mendon se paga minimale të jetë nën 500 euro nuk është partner i joni për të cilin duhet të bisedojmë dhe pagë minimale në fakt është ngritë paga po themi kështu si tërësi, me përjashtim të punëtorëve që financohen nga Qeveria e Kosovës që kryejnë shërbime për Qeverinë e Kosovës, domethënë kompanitë private dhe nëpër disa markete është shuma nën 400 euro, përndryshe ne nëse vjen deri te dialogu që Qeveria nuk po e do këtë dialog ne nuk bisedojmë nën pagën minimale 500 euro”, tha Azemi.