Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka thënë këto ditë se brenda 5 vjetësh, respektivisht gjatë viteve që është në krye të institucionit më të lartë financiar të Kosovës, u janë tërhequr licencat 14 institucioneve të ndryshme financiare në vend, për shkak të shkeljeve të mëdha ligjore dhe të rregulloreve të brendshme të këtij institucioni.
“Gjatë mandatit tim pesë vjeçar, ne gjithsej 14 licenca të regjistrimit (të institucioneve të ndryshme financiare” i kemi tërhequr. Tash së fundmi, Arbitrazhi e vërtetoi që vendimin që e kemi marrë si BQK ka qenë i drejtë dhe në harmoni me kërkesat që dalin prej ligjeve që i kemi në Kosovë dhe kjo është inkurajuese edhe për investitorët që i kemi këtu por edhe për ata që dëshirojnë të vijnë të investojnë që kemi me zbatueshmeri të mirë të ligjit. Rasti i fundit që është lajm i mirë edhe për Kosovën, është se Arbitrazhi Ndërkombëtar për rastin ‘Iute Credit’ ka vlerësuar që vendimi jonë ka qenë i drejtë dhe i ligjshëm”, u shpreh ai gjatë një interviste për një medie të vendit. /Buletini Ekonomik/