Grupi i ekspertëve ka punuar në draft ligjin për themelimin e Fondit Sovran.
Mentor Hyseni ka theksuar se fushëveprimi kryesor i fondit do të jetë menaxhimi me Ndërmarrjet Publike dhe Pronat e AKP-së duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.
Sipas Hysenit Fondi poashtu do të ketë edhe pjesën investive, e cila ka për qëllim që mjetet likuide të fondit të investohen fillimisht në projektet e ndërmarrjeve publike, më vonë edhe në tregjet e kapitalit.
Më tej ai ka thënë se ndërmarrjet Publike të cilat do të transferohen në fazën fillestare në fond do të jenë: Trepça, Korporata Energjetike e Kosovës, Posta dhe Telekomi, Infrakos, Trainkos dhe Ibër Lepenci.
Hyseni ka mbitheksuar “FONDI SOVRAN PO BËHET”.