“Ndërmarrjet publike strehë e militantëve të partive”, ekspertët sugjerojnë privatizimin

Ndërmarrjet publike po vazhdojë të mbesin barrë e shtetit, duke bërë kështu që Qeveria të ndajë mjete në mënyrë që ato të vazhdojnë funksionimin. Madje nëntë prej tyre operojnë me humbje, ku humbjet kapin shifrën e 177 milionë eurove, raporton Ekonomia Online.

Në mënyrë që shtetit të çlirohet nga ky obligim ekspertët e ekonomisë po rekomandojë privatizimin e tyre.

Safet Gërxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës tha se që nga pas lufta ka pasur keqmenaxhim të ndërmarrjeve publike, duke e quajtur këtë krim.

Reklama e sponzorizuar

“Besoj që pajtohemi se një ndër krimet më të mëdha që iu ka bë Kosovës pas luftës të vitit 99′ është keqmenaxhimi i ndërmarrjeve publike në vend që këto ndërmarrje të jenë shtylla të ndërtimit edhe të zhvillimit ekonomik, stabilitetit social edhe të promovimit të Kosovës kudo në botë, ato janë sot barrë e shtetit” u shpreh Gërxhaliu.

Gjithashtu ai theksoi se këto ndërmarrje duhet të privatizohen, ngase sipas tij, dështim në menaxhim po u kushton qytetarëve.

“Duhet politizim i këtyre ndërmarrjeve, duhet një të themi ristrukturim i ri, një qasje më ndryshe e depolitizuar sepse deri sa politika është determinanta kryesore e menaxhimit të tyre, këto po përjetojnë dështim dhe ky dështim sot po i kushton qytetarit të Kosovës”, potencoi ai.

Edhe Jakup Bellaqa, ekspert i ekonomisë, thotë se ndërmarrjet publike duhet të privatizohen sikurse në vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian.

“Shteti duhet me këto ndërmarrje publike, duhet që t’i privatizojë ose t’i komercializojë, në bazë të ligjeve komerciale këto duhet të funksionojë ose të jepet me konsesion ashtu sikur modele sikur qysh është aeroporti qysh është për 20 vite ose t’i privatizojë sepse 95% e ekonomisë së Kosovës, mendoj që është privatizuar dhe duhet edhe 5% ashtu si në rajon ashtu sikur në vendet e Bashkimit Evropian”.

Bellaqa thekson se ndërmarrjet publike, zakonisht kanë shërbyer për punësimin e militantëve të çdo pushteti.

“E në këtë rast vet fakti që është ndërmarrje publike zakonisht ka shërbyer gjatë dy dekadave, kushdo që ka marrë pushtetin që t’i punësojë militantë e vet”, tha ai.

Pas luftës në Kosovë 95 për qind e ndërmarrjeve publike janë privatizuar.