Pjesa dërmuese e kosovarëve me gjendje të përkeqësuar sociale

Në përkeqësimin e gjendjes sociale të numrit dominues të kosovarëve ka ndikuar, papunësia e lartë, të ardhurat shumë të vogla, ngritja e çmimeve, inflacioni pra, që në fund të vitit të kaluar arriti, sipas të dhënave zyrtare përafërsisht te 12 përqindshi, ndërsa sipas njohësve të zhvillimeve ekonomike shumë më shumë. Sot po del të jetë shqetësues, sipas një raporti të Bankës Botërore, sidomos Inflacioni vjetor i llogaritur vetëm për ushqimet, produktet nga të cilat varet më së shumti ekzistenca e të varfërve. Në këtë mënyrë, tanimë Kosova ka jo pak banorë të vet që nuk kanë as mimimumin e mimimumit të parave për të përmbyllur ditën.

Buletini Ekonomik  

Pjesa dërmuese e kosovarëve ka vite që jeton keq, me kushte ekzistenciale alarmuese dhe në varfëri të skajshme. Gjendja sociale në Kosovë është përkeqësuar sidomos pas shpërthimit të pandemisë dhe të nisjes së luftës ruso –ukrainase.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Agjencisë së Statistikave (ASK), papunësia në Kosovë është mbi 25 për qind. Të dhënat e fundit të ASK-së për tregun e punës tregojnë se nga mbi një milion qytetarë në moshë pune në Kosovë, mbi 350 mijë janë të punësuar, ndërsa mbi 120 mijë janë të papunë. Gjithnjë sipas ASK-së, rreth 750 mijë qytetarë janë ekonomikisht joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

Për varfërinë reale të Kosovës flasin edhe këto fakte: Të dhënat më të fundit nga ASK-ja rreth statistikave të mirëqenies sociale në Kosovë, tregojnë se vetëm deri në fund të muajit qershor të këtij viti, kanë qenë të regjistruara gjithsej 25 mijë e 444 familje në skemën e ndihmës sociale (raste sociale, pra), me gjithsej 100 mijë e 395 anëtarë. Në këtë mënyrë, tanimë Kosova ka jo pak banorë të vet që nuk kanë as mimimumin e mimimumit të parave për të përmbyllur ditën.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, rreth 18 për qind e popullatës në Kosovë jeton në varfëri, me më pak se 2 euro në ditë ndërsa 5 për qind e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë ekstreme ose me më pak se 1.50 euro në ditë. Gjithsesi në përkeqësimin e gjendjes sociale të numrit dominues të kosovarëve ka ndikuar, papunësia e lartë, të ardhurat shumë të vogla, ngritja e çmimeve, inflacioni pra, që në fund të vitit të kaluar arriti, sipas të dhënave zyrtare përafërsisht te 12 përqindshi, ndërsa sipas njohësve të zhvillimeve ekonomike shumë më shumë.

Krahasuar me tetorin e vitit 2021 më tetorin e 2022-tës, kanë shënuar ngritje mbi 40 për qind vajrat ushqimore, buka e drithërat 30%, qumështi e produkte të qumështit dhe vezë 27%. Sot po del të jetë shqetësues, sipas një raporti të Bankës Botërore, sidomos Inflacioni vjetor i llogaritur vetëm për ushqimet, produktet nga të cilat varet më së shumti ekzistenca e të varfërve.

Raporti i fundit i Bankës Botërore e nxjerr Kosovën me normë vjetore të inflacionit në ushqim 17.5%. Sipas këtyre të dhënave, shtrenjtimet më së shumti u vërejtën në korrik dhe tetor. Më saktësisht i bie që çmimet e ushqimit në Kosovë në vitin e kaluar janë rritur së paku 17,5 për qind, përqindje kjo që ka goditur të varfërit e Kosovës më së rëndi dhe ka përkeqësuar pafundësisht gjendjen e tyre edhe ashtu të rënduar.

Në këtë mënyrë, Kosova vazhdon të jetë sot e kësaj dite realisht e varfër. Është më e varfëra në rajon. Vetëm Shqipëria është shumë pranë, për nga varfëria. Më konkretisht, edhe sipas të dhënave për renditjen e shteteve të botës nga i pasuri tek më i varfëri për 2022-ën, të publikuara në prill të këtij viti, Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, duke u renditur në vendin e 105-të në botë me 13,964 dollarë të ardhura për kokë banori.

Revista “Global Finance” e cila ofron raporte ekonomike, listime apo edhe lajme financiare, ka publikuar renditjen e shteteve të botës nga më i pasuri tek më i varfëri për vitin 2022. Shifrat, që disa herë gjatë vitit të kaluar i ka publikuar edhe Buletini Ekonomik, i referohen Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në publikimin “Prespektiva Ekonomike Botërore, prill 2022”. Sipas këtyre të dhënave, për gjysmën e parë të vitit 2022, Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, duke u renditur në vendin e 105-të në botë me 13,964 dollarë të ardhura për kokë banori. Shqipëria renditet e 90-ta mes 192 vendeve në total të marra në analizë me PBB për frymë me 17,383 dollarë. Matja e vendeve të pasura dhe të varfër bëhet referuar PBB për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse. Produkti i brendshëm bruto është i konvertuar në dollarë ndërkombëtarë duke përdorur normat e barazisë së fuqisë blerëse. Sipas renditjes, Kosova dhe Shqipëria janë më të varfërat në rajon, duke u radhitur në vendet 105, përkatësisht 90. Mali i Zi kryeson në rajon si vendi më i pasur me PBB më të lartë për frymë bazuar në barazinë e fuqisë blerëse. Renditet në vend të 69-të në botë me 24,878 dollarë. Më pas vjen Serbia dhe Maqedonia e Veriut të renditur në vend të 72 dhe 78 respektivisht. Bosnje Hercegovina në këtë renditje qëndron në vend të 88-të me 17,471 dollarë për frymë.

Ndryshe, të dhënat më të fundit nga ASK-ja rreth statistikave të mirëqenies sociale në Kosovë, tregojnë se vetëm deri në fund të muajit qershor të 2022-tës, kanë qenë të regjistruara gjithsej 25 mijë e 444 familje në skemën e ndihmës sociale, me gjithsej 100 mijë e 395 anëtarë.

Analistët e fushës së ekonomisë kërkojnë nga qeveria që të investojë më shumë në përforcimin e sektorit privat, që konsiderohet si indikator kryesor për zbutjen e varfërisë. Çmimet e të gjitha produkteve, e sidomos të atyre elementare ushqimore (mielli, buka, vaji, sheqeri, vezët etj), këto pra, që sipas BB-së, kanë ndikuar që inflacioni për ushqimin në Kosovë të jetë 17,5 për qind, dhe që përditë shënojnë ngritje enorme të reja. Në këtë mënyrë, sot sigurimi minimal i ekzistencës për shkak të çmimeve enorme të shportës familjare dhe për shkak të pagave të ulëta, sidomos në sektorin privat, janë bërë sfidë e papërballueshme për shumë familje anekënd vendit, kanë shënuar rritje të madhe, dhe kjo bënë që një nunër i madh i qytetarëve të vendit të përballën me varfëri të skajshme.

“Sipas Agjencisë së Statistikave (ASK), papunësia në Kosovë është mbi 25 për qind. Të dhënat e fundit të ASK-së për tregun e punës tregojnë se nga mbi një milion qytetarë në moshë pune në Kosovë, mbi 120 mijë janë të papunë. Gjithnjë sipas ASK-së, rreth 750 mijë qytetarë janë ekonomikisht joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë. Përkundër këtyre fakteve që flasin për varfërinë e madhe në Kosovë, çmimet e të të gjitha produkteve, e sidomos të atyre elementare ushqimore (mielli, buka, vaji, vezët, sheqeri etj), siç u tha më lartë, për ditë shënojnë ngritje të reja. Kosova tashmë garon goxha fortë me shtetetet e fuqishme financiare sa i përket çmimeve dhe ato, janë të përafërta, madje edhe përtej çmimeve të shteteve të fuqishme të botës.

Tre vitet e fundit pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Kosovë e Shqipëri, duke thelluar diferencën mes të ardhurave që merr një punonjës në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinën.

Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka raportuar të dhënat deri në fund të vitit 2021, me pagën mesatare që ishte 484 euro, duke e bërë atë së bashku me Shqipërinë dy vendet që i paguajnë më pak punonjësit e tyre. Rritja e pagave, prandaj shtrohet si urgjencë nga analistët, ekspertët dhe njohësit e zhvillimeve ekonomike – sociale. Eshtë nevojë urgjente në sektorin publik dhe atë privat në Kosovë rritja e pagave, vlerësojnë njohësit e ekonomisë në vend.

Sipas tyre, rritja e pagave do të ndihmonte në rritje të konsumit, prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Qeveria e Kosovës, por edhe bizneset duhet të rrisin pagat në raport me inflacionin, theksojnë analistët dhe njohësit e rrethanave.

Por, Kosova me këtë stadë të zhvillimit ekonomik dhe me mungesë evidente të parave nuk e ka të lehtë të rritë pagat, edhe pse dihet se çdo rritje e pagës, shton konsumin dhe prodhimin në vend.

Instituti për Studime të Avancuara GAP në raportin “Si ndikon në inflacion kontrolli i çmimeve të produkteve?“ ka vlerësuar se rritja e ndjeshme e çmimeve po e rëndon mirëqenien e familjeve në Kosovë. GAP me anë të një raporti ka kërkuar miratimin e Ligjit të ri të Pagës Minimale.

“Krahas masave aktuale të Qeverisë, është e duhur që të miratohet paga e re minimale e cila do të ndikonte rreth 106 mijë punonjës të sektorit privat”, thekson GAP në raport.

Edhe kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, kërkon parreshtur ngritjen e pensioneve në Kosovë. Sipas tij, Qeveria e Kosovës vitin e kaluar nuk i ka mbështetur pensionistët financiarisht. Gashi thotë se gjendja e tyre është shumë e keqe dhe se Qeveria tash e gjashtë vjet i’u ka mbet borxh pensionistëve duke e përdorur fondin e tyre për nevoja të tjera.

Kjo është gjendja reale socilae në Kosovë. Dominojnë të varfërit numerikisht. Ka boll shumë edhe banorë që jetojnë në varfëri, me më pak se 2 euro në ditë ndërsa 5 për qind e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë ekstreme ose me më pak se 1.50 euro në ditë, ndërkohë që Kosova në rrethanat aktuale shoqërore dhe ekonomike jo vetëm që nuk po arrinë ta zbus varfërinë, por ç’është më keq, po e thellon atë. Situata e rëndë politike e ndikuar ndjeshëm nga raportet e pazgjidhura me Serbinë dhe përqëndrimi më i madhë i politikës dhe krerëve të shtetit në këtë plan, domosdo që i kanë margjinalizuar ndjeshëm proceset ekonomike, dhe në këtë kontekst, edhe aktivitetin e shumë dikastereve përkatëse dhe kompetente për t’u përqëndruar më shumë te ecuritë ekonomike dhe sociale. Ka shumë gjasë që situata politike e ndërlikuar nga raportet me fqinjin verior, po shërben jo pak në apatinë dhe inferioritetin e dikasterëve dhe krerëve të tyre, tek të cilat politika nuk do të duhej të kishte ndikim edhe aq të madh. Thjeshtë këto dikastere dhe krerët e tyre, po e kamuflojnë paaftësinë e tyre, dembellëkun e skajshëm dhe vendnumrimin në zhvillimet ekonomike, pra edhe të zbutjes së varfërisë edhe me faktin se ata ka kohë, praktikisht qëkur është intensifikuar aktiviteti politik dhe bisedimet në nivel më të lartë Kosovë-Serbi, sikur nuk ka kush as t’i kontrollojë, as t’i orientojë për ta kryer si duhet punën e tyre. Thjesht, në dikasteret që kanë kompetencë dhe detyrë marrjen me zhvillime ekonomike, ka ngecje, mund të ndodhë të ketë edhe prapakthim. Dhe, Kosova vazhdon të jetë sot e kësaj dite realisht e varfër dhe më e varfëra në rajon. /Buletini Ekonomik/