Prodhimi stabil në termocentrale dhe në impiantet e energjisë së rinovueshme në përballje me konsumin e rritur

Prodhimi i dy njësive të termocentraleve Kosova B (B1 dhe B2) dhe dy blloqe të Kosovës A (A3 dhe A 4), të cilat bashkarisht prodhojnë diku rreth 780 megavat-orë energji elektrike, plus një sasi goxha imponuese, ose rreth 100 megavatë-orë, nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës), po e sfidojnë ende krizën energjetike edhe përkundër konsumit të shtuar, që në orët e pikut këtyre ditëve ka shkuar edhe në 1200 megavatë orë. Prandaj, detyrimisht Kosova vazhdon të importojë një sasi të energjisë, ose në orët e pikut diku rreth 150 megavatë-orë.

Buletini Ekonomik

Edhepse iu kemi afruar gjysmës së janarit, muajit që në të shumtën e viteve të deritashme ka qenë realisht më i ftohti dhe kur rëndom dominojnë temperaturat e acarta në Kosovë, dhe kur në vendin tonë në dy-tre vjetët e fundit eskaloi realisht kriza elektroenergjetike, sivjet është ndjeshëm më ndryshe.

Reklama e sponzorizuar

Akoma, pra, Kosova, nuk ka krizë të papërballueshme elektroenergjetike edhe përkundër rritjës goxha të madhe të konsumit vendor të rrymës. Kjo gjendje relativisht stabile sa i përket furnizimit me energji elektrike, gjithsesi është rrjedhojë e prodhimit kontinuel të pandërprerë disa javor të katër njësive të termocentraleve të Kosovës (dy blloqet e Kosova B, B1 e B2, dhe dy të Kosovës A, A3 dhe A 4), por edhe prodhimit goxha imponues të kapaciteteve ekzistuese energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës).

Sipas të dhënave gjatë këtyre ditëve minihidrocentralet e Kosovës dhe parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë kanë prodhuar mesatarisht rreth 100 megavatë-orë energji elektrike (herë më shumë herë më pak), dhe kjo sasi po dëshmohet shumë e mirëseardhur për stabilitetin e sistemit elektroenergjetik të vendit. Sipas zyrtarëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, sistemi elektroenergjetik i Kosovës ka kohë që ka në dospozicion gjithsej diku rreth 780 megavat-orë energji elektrike, plus, ditëve të fundit, mesatarisht 100 megavatët e prodhuar nga impiantet e energjisë së rinovueshme.

Aktualisht pra gjenden në prodhim B1 dhe B2 të Kosovës B, që kanë bashkarisht kapacitet mbi 600 megavatë në gjenerator, ndërsa në rrjet fuqia e tyre është 520 megavatë, ose secili bllok, pra kapacitetin në rrjet 260 megavat-orë. Po kështu në prodhim janë edhe A 3-shi dhe A 4 i termocentraleve Kosova A, të cilët kanë kapacitetin në rrjet secili rreth 130 megavatë-orë.

Kështu, po të llogaritet gjithsej prodhimi aktual në këto katër njësi të prodhimit të energjisë elektrike nga termocentralet e vendit që janë funksionale, del që B 1, B2 dhe A 3, A 4 po prodhojnë bashkarisht diku rreth 780 megavatë-orë rrymë. Kësaj sasie të energjisë elektrike të prodhuar nga TC-të, duhet shtuar plus nja sasi të imponueshme, diku rreth 100 megavatë-orë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës). Po dëshmohet se në rastet, ose kur në zonat ku janë të instaluara impiantet e prodhimit të energjisë me erë (në Shalë të Bajgorës) dhe në Kitkë të Kamenicës) frynë më shumë erë, shtohen për dhjetëra megavatë prodhimi nga kapacitetet e energjisë së rinovueshme, sikundër që shtohet prodhimi nga disa hidrocentrale të vogla që janë të lidhura me sistemin elektroenergjetik të vendit, kur lumenjtë ku janë të instaluara këto hidrokapacitete energjetike kanë situatë të volitshme me ujëra, siç ndodhi këtyre ditëve.

Mirëpo, kjo sasi e prodhimit nga kapacitetet vendore të prodhimit të rrymës, nuk i përmbushë plotësisht nevojat e shtuara të konsumit të Kosovës.

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it, i ka thënë sot Buletinit Ekonomik se aktualisht (edhe sot gjatë tërë ditës) konsumi i Kosovës, për shkak të zbritjës së temperaturave, sillet diku rreth 900-950 megavatë-orë. Kjo sasi e shpenzimit të rrymës në Kosovë ka ditë që është e përafërt dhe pa ndryshime më të mëdha, prandaj mund të konstatohet se qëkur ka nisur ftohja pak më e ndjeshme e motit, është rritur sasia e rrymës që shpenzon Kosova, krahasuar me periudhën e verës dhe fillimit të vjeshtës dhe ky konsum goxha i rritur po vazhdon të mbetet edhe këtyre ditëve.

Në orët e pikut, sasia e rrymës së shpenzuar në konsumin e Kosovës rritet akoma dhe gjatë javës së shkuar në shumë raste ka shkuar këto orë në 1,150, madje edhe në 1,200 megavatë-orë. Sipas të dhënave të KEDS-it, Kosova gjatë 24 orëve të fundit ka shpenzuar gjithsej rreth 23 mijë megavatë-orë energji elektrike. Në këtë mënyrë, siç tregojnë shifrat e prodhimit dhe të konsumit, edhe këtyre ditëve del të jetë konsumi më i madh se prodhimi vendor. Dhe, megjithë faktin se në prodhim gjenden të gjitha kapacitetet që janë në gatishmëri për të prodhuar, Kosova vazhdon të importojë një sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike.

Sipas zyrtarëve të KEDS-it, këtyre ditëve janë importuar mesatarisht diku rreth 100-200 megavatë-orë, sipas nevojave dhe orëve të lëvizjeve të konsumit. Duhet thënë si çmimi i energjisë së importuar ende nuk është as përafërsisht siç ishte në ditët e zeza të krizës së madhe energjetike. Është ndjeshëm më i ulët.

Por, për Kosovën e varfër, çdo megavatë-orë i importuar është i shtrenjtë.

Mirëpo, nëse vazhdon të rritet më shumë konsumi, siç pritet realisht të ndodhë me ardhjën e ditëve të acarta dhe të dimrit të vërtetë, do të ketë mungesë shumë më të madhe të rrymës. Në këtë mënyrë, kosovarët nuk kanë shumë alternativa në mungesë të rrymës së vet dhe nevojave për energji elektrike që pritet të shtohen gjatë ditëve të mbetura të janarit, mbase edhe të shkurtit. Prandaj, kursimi i rrymës dhe ulja e shpenzimit janë kushtimisht të domosdoshme dhe alternativat që na presin sa i përket sigurimit të energjisë elektrike të munguar.

Kosova nuk ka zgjidhje tjetër në ditët e akullta, pos reduktimeve të kushtëzuara, kursimit të domosdoshëm të gjithsecilit konsumatorë, ose importit me kosto të lartë dhe thuaja të papërballueshëm për Kosovën e varfër dhe me mungesë parash. /Buletini Ekonomik