Rruga “Xhorxh Bush” hapet sot – do të jetë shesh për qytetarët dhe për qarkullimin e trafikut urban

Në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë të enjten janë kryer edhe punimet e fundit në infrastrukturë, ndërsa sot gjatë ditës kjo rrugë pritet të hapet, në mënyrë që kjo të kthehet në një shesh për qytetarët si dhe një pjesë e saj në rrugë për autobusë urban si dhe për automjete të tjera emergjente.

Një ditë më parë drejtori i Shërbimeve publike, Ilirik Musliu ka thënë për Telegrafin se rruga “Xhorxh Bush” do të jetë njëra nga sheshet e kryeqytetit dhe se hapja e saj do të bëhet të premten.

Ai në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se pas përfundimit të punimeve në infrastrukturë një pjesë e rrugës do të jetë e hapur për trafikun urban, taksi dhe automjetet tjera emergjente.

Reklama e sponzorizuar

“Rruga ‘Xhorxh Bush” do të jetë shesh dhe pas përfundimit të punimeve në infrastrukturë do të jetë e hapur për trafikun urban, taksitë, veturat emergjente (policia, zjarrfikësit, auto-ambulancat), me shpejtësi të kufizuar të qarkullimit”, ka thënë Musliu.