TEC-et lundruese në Vlorë: Erdhën në shtator por ende nuk kanë filluar prodhimin

Pavarësisht se kanë mbërritur në Shqipëri në muajin shtator, periudha 2-vjeçare për të cilin janë kontraktuar TEC-et lundures nuk ka nisur ende.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri me dije për TV SCAN se pagesa e qirasë për TEC-et lundures nuk ka filluar dhe se likujdimet do të nisin në momentin e komisionimit.

Impiantet e prokuruara me emergjencë me argumentin ekrizës energjetike parashikohet të gjenerojnë energji përmes karburantit, ndërsa aktualisht nuk janë licencuar ende nga Enti Rregullator i Energjisë.

Reklama e sponzorizuar

Ky dikster nisi proceduart e licencimit vetëm në fund të dhjetorit që sapo lamë pas, ndërkohë që referuar vendimit TEC-i i përbërë nga 2 gjeneruesit Tigri 1 dhe Tigri 3, në rast të plotësimit të kriterve do të marrë licencën për një afat 2-vjeçar.

Referuar të dhënave të bëra publike më herët, impianti termik me fuqi të instaluar 110-130 MW do të përdorë karburant të lëngshëm, si gasoil ashtu edhe mazut/solar për të gjeneruar energjinë, ndërkohë që ende nuk dihet kosto që do të ketë prodhimi i 1 mWh.

Aktualisht është deklaruar se qiraja ditore do të jetë 63,000 USD, ndërsa vlera ditore e operimit dhe mirëmbajtjes së asetit do jetë 31,500 USD. Karburanti do të duhet të sigurohet nga KESH. /SCAN tv/