Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë paqartësi mbi të ardhmen e ekonomisë, që do të jetë në fokus edhe të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.
Gjatë ditës së sotme do të flasin shefat ekzekutivë të kompanive më të mëdha globale, si Unicredit, Infosystem, Nokia, Aramco dhe Credit Suisse, por edhe ministrat e financave të Greqisë dhe Polonisë.
Ndërkohë, referuar të dhënave të tjera, inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u ngadalësua për të dytin muaj me radhë, gjatë dhjetorit, në 10.5% nga 10.7% që ishte në nëntor. Në këtë mënyrë, inflacioni është tërhequr lehtë nga niveli më i lartë që 41 vitet e fundit.
Zyra Kombëtare e Statistikave deklaroi se rënia e inflacionit u ndika kryesisht nga transporti, por edhe veshjet. Të dhënat e tërthorta të publikuara në fillim të këtij viti sugjerojnë se një recesion global me shumë mundësi nuk do të fillojë në gjysmën e parë të 2023, pasi shpenzimet konsumatore kanë qënë më të mëdha se parashikimet.