Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, përmes një njoftimi në profilin e tij në “facebook” ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka thënë se Ligji për Zyrtarët Publikë nuk mund të hyjë në fuqi deri në një vendim final të Gjykatës.
Këtë Manaj e ka cilësuar si një lajm të mirë, shkruan Gazeta Express.
Postimi i plotë:
“Një lajm i mirë!
Gjykata Kushtetuese: Ligji për Zyrtarët Publikë nuk mund të hyjë në fuqi deri në vendimin final të Gjykatës!”, ka shkruar ai.