Home Ekonomi Asociacioni i Komunave: Ministria e Financave konfirmon se komunat nuk kanë kompetencë...

Asociacioni i Komunave: Ministria e Financave konfirmon se komunat nuk kanë kompetencë ligjore për faljen e tatimit në pronë

Asociacioni i Komunave të Kosovës (ASK) ka treguar se Ministria e Financave nuk ia ka pranuar kërkesën Komunës së Drenasit për faljen e tatimit në pronë.

ASK përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka publikuar përgjigjen e Ministrisë së Financave drejtuar kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, në të cilën shkruhet se legjislacioni në fuqi nuk autorizon komunën për faljen e pagesës së tatimit në pronë.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) konfirmon të drejtën e Komunave që nuk kanë kompetencë për faljen e tatimit në pronë. Kjo është vërtetuar edhe në përgjigjen që MFTP ka dhënë edhe në kërkesën e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili para pak ditësh kërkoi interpretim ligjor nga MFPT rreth asaj që a kanë të drejtë komunat të falin tatimin në pronë”, kanë shkruar nga ASK në Facebook.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, ditë më parë ministri i Financave, Hekuran Murati ju kishte propozuar anëtarëve të Komisionit për Buxhet që secilit tatimpagues në vend t’iu falen 100 eurot e para të tatimit të tyre në pronë.