Bashkim Nurboja zgjidhet kryetar i Bordit të BQK-së

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), të premten ka zgjedhur për kryetar të saj, Bashkim Nurbojan.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se gjatë mbledhjes së mbajtur të premten Bordi u njoftua edhe me raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 3 shkurt 2023, mori vendimim si në vijim: Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, ditë më parë Banka Qendrore e Kosovës i ka dërguar në Qeveri dhe Kuvend edhe emrat për përzgjedhjen e guvernatorit të ri.

Sipas BQK-së, pas përfundimit të veprimeve procedurale, në listën e kandidatëve janë Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj.