Buzhala shpjegon ‘hilet’ e bankave me kamata

Njohësi i Ekonomisë, Viktor Buzhala , përmes një statusi në “Facebook” ka treguar se si bankat po përfitojnë nga qytetarët e Kosovës.

Ai tha se këto banka janë duke rrjepur me çmime.

Sipas tij me anë të hileve të ndryshme po vjedhin nga klientët.

Reklama e sponzorizuar

Më poshtë gjeni shpjegimin e plotë nga Viktor Buzhala:

Që qysh po ju vjedhin bankat jashtëligjshëm, po ju interesoi kjo mund të shpëtoni mijera euro tuajat:

Kur merrni hipoteke, banka ka dy mundesi, me ua dhane kredine me norme fikse, ose me norme variabile e cila nuk mund te kontrollohet nga banka.

Bankat kosovare ua leshojne kredine duke u ofruar nje pjese te kamates fikse dhe nje pjese te kamates variabile. Rregullorja per Kredite Hipitekare nuk e parasheh kete. Banka mund te jape kredi hipotekare me norme fikse ose variabile, por jo me dyjat.

Por, hilja vazhdon tutje. Bankat kosovare e kane pedore normen variabile vetem per me e rrite kamaten, jo edhe me e zvogelu. Kjo, pasi Euriborin e kane deformuar me kamata sipas deshires se vet dhe jo sipas rregulloreve te BQE-se. Pra, ju ofrojne kamaten fikse plus Euriborin qe me kusht te jete minimumi zero. Nuk e njohin vleren negative. Pra, formula e tyre eshte kamata fikse plus Euribori. Por, Euriborin nuk e llogarisin nese ka vlere negative. E pikerisht Euribori kishte vlere negative per disa vjet me radhe, per cka kosovaret nuk u kompenzuan nga banka asnje cent. Pra nese e keni pase kamaten 4 per qind + euribori -0.5 per qind atehere kamata do te duhej t’ju ulej ne 3.5. Tash, kur vlera e tij ka hipe mbi zero, e kane apliku duke u plackitur edhe mijera euro tjera.

Ankohuni te gjithe ne Banke Qendrore sepse vetem ashtu mund ti ndalni plackat. Shteti nuk po vepron.