Eurozona një humbëse e pastër ndaj inflacionit – Sipas BQE, pasojat do të rëndojnë gjithnjë e më shumë në financat publike

Inflacioni i shpejtë në eurozonë do të rëndojë mbi financat publike me kalimin e kohës, sipas një studimi të Bankës Qendrore Europiane, e cila analizoi disa pikëpamje reth faktit se qeveritë mund të përfitojnë pasi borxhi fryhet dhe të ardhurat nominale tatimore rriten.

Në një periudhë më normale inflacioni dhe pa rregullime automatike të shpenzimeve, raporti i borxhit të bllokut do të binte vërtet, sipas argumenteve të dhëna nga BQE. Por kriza energjetike, ngadalësimi i mëvonshëm i rritjes ekonomike dhe rregullat e ngurta të shpenzimeve, nënkuptojnë se pozicioni fiskal i qeverive ndikohet negativisht dhe pas një viti. Gjithashtu bëhet e ditur se në vitet në vijim, megjithatë, presionet mbi shpenzimet intensifikohen dhe më shumë, sepse kompensojnë përfitimet në anën e të ardhurave, duke çuar në gati 0.5% të PBB-së përkeqësimin në nivelin e bilancit buxhetor në vitin 2024.

Ndërsa inflacioni normalisht rrit të ardhurat nga taksat, rritja e të ardhurave të krizës energjetike është modeste; rëndon përfitueshmërinë e korporatës, ul rritjen e përgjithshme dhe ushtron presion mbi shpenzimet nominale publike. Për më tepër, sipas BQE-së, reagimi i politikës monetare që kërkohet për të shmangur këtë goditje inflacioniste, po përkthehet në një rritje të pagesave të interesit për borxhin e qeverisë.

Reklama e sponzorizuar

BQE ka rritur normat e interesit me 3 pikë përqindje që nga korriku dhe tregjet presin të paktën një pikë përqindje tjetër rritje përpara se normat të arrijnë kulmin. Rreth një e treta e shpenzimeve qeveritare është gjithashtu e indeksuar, kryesisht ndaj inflacionit, kështu që rritja e lartë e çmimeve i detyron qeveritë të shpenzojnë automatikisht më shumë.

BQE shtoi se shpenzimet e tepërta të qeverisë që synonin frenimin e efekteve të dëmshme të inflacionit ishin vetëm të përkohshme dhe do të anuloheshin, kështu që inflacioni thjesht u shty për një periudhë më të gjatë./Scan tv/