IKD: Qeveria nuk ka arritur të miratojë as gjysmën e projektligjeve

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka prezantuar raportin me titull “Planifikimi (Jo) adekuat i Qeverisë”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me përmbushjen e Programit Legjislativ për vitin 2022.

Naim Jakaj hulumtues në IKD tha se deri në fund të vitit 2022 ka miratuar vetëm 21 koncept dokumente nga 71 sa kishte planifikuar.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu u tha se Qeveria nuk ka arritur qe të miratoj as 30% të koncept të dokumenteve të planifikuara për miratim, raporton kp.

Ndërsa, sipas raportit në mungesë të planifikimit adekuat qeveria e ndryshoi dhe plotësoi programin legjislativ plotë nëntë here. Më shumë pati plan mujor sesa vjetor.

Qeveria gjatë vitit 2022 nuk ka arritur të miratojë as gjysmën e projektligjeve të miratuara duke përmbushur agjendën legjislative vetëm 41,5%, duke miratuar 71 nga 171 projektligje të planifikuara, u tha më tej.

Jakaj tha se IKD ka gjetur se nga 71 projektligje që qeveria i ka dërguar në kuvend në shqyrtim të dytë janë miratuar vetëm 36 prej tyre apo 21.05%.

Eranda Zekaj hulumtuese ne IKD tha se IKD-ja gjatë vitit ka gjetur disa shkelje kushtetuese në ligjbërje, ku qeveria ka miratuar projektligje që bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. /Telegrafi/