Kosova pjesë e sondazhit me 16 shtete për klimën e të bërit biznes

Klima e të bërit biznes në Kosovë do të jetë pjesë e një sondazhi që zhvillohet në 16 shtete të Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare përfaqëson Kosovën në këtë sondazh vjetor, që është barometri më i rëndësishëm për të matur situatën ekonomike dhe pritjet e kompanive në Kosovë.

Shtetet pjesëmarrëse në këtë sondazh janë në krahasim mes vete dhe rezultati i këtij sondazhi jep një pasqyrë aktuale dhe të detajuar të gjendjes ekonomike, duke mundësuar edhe një krahasim të kushteve për investim në këto vende. Kjo e bën edhe më të rëndësishme pjesëmarrjen më të shumtë në numër të kompanive kosovare në këtë sondazh.

Reklama e sponzorizuar

“Përveç Kosovës, marrin pjesë edhe në Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Bullgari, Estoni, Kroaci, Letoni, Lituani, Maqedoni të Veriut, Poloni, Rumani, Serbi, Sllovakia, Sllovenia, Republikë Çeke dhe Hungari”, njofton OEGJK.